Pasi Diego Godinit, Interi mund të marrë edhe një tjetër lojtar veteran në parametra zero.

Raportimet në Itali thonë se teksa marrëveshja me Diego Godinin është arritur, tashmë ka edhe lojtarë tjerë që janë afruar.

Nerazzurët kanë arritur si duket të sigurojnë një tjetër lojtar me parametra zero dhe ai është Arjen Robben.

Robben bëhet 35 vjeç në fund të këtij muaji dhe kontrata e tij skadon në qershor me Bayern Munichun.

Holandezi ka luajtur për Bayernin që nga viti 2009 dhe ka përvojë me klube si Real Madridi, Chelsea, PSV dhe Groningen.

Një rikthim në Holandë ishte i pritur për të, por Robben mund të konsiderojë një përvojë të re në Giuseppe Meazza.

Ishte pikërisht ekipi i Robbenit që e propozoi lojtarin te klubi i Interit.

/Telegrafi/