LAJMI I FUNDIT:

Edhe Adidas ndërpren bashkëpunimin me Kanye Westin

Edhe Adidas ndërpren bashkëpunimin me Kanye Westin
Foto: Getty images

Adidas zyrtarisht i ka dhënë fund partneritetit me Kanye West pasi bëri komente të shumta antisemite.

“Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha kompania në një deklaratë të martën.


“Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë”.

Kanye West

Adidas njoftoi se bashkëpunimi me stilistin Yeezy ishte “nën shqyrtim” në fillim të tetorit pasi West, 45 vjeç, veshi një bluzë “White Lives Matter” në një sfilatë në Javën e Modës në Paris.

Kim Kardashian dënon gjuhën e urrejtjes në mes të polemikave të Kanye Westit
Lexo po ashtu Kim Kardashian dënon gjuhën e urrejtjes në mes të polemikave të Kanye Westit

“Pas përpjekjeve për të zgjidhur privatisht situatën, ne kemi marrë vendimin për të shqyrtuar bashkëpunimin me të”, kishte thënë marka në atë kohë.

“Ne do të vazhdojmë të bashkë-menaxhojmë produktin aktual gjatë kësaj periudhe”.

Foto: Getty Images

Vendimi i kompanisë vjen pasi të famshëm, përfshirë ish-gruan e West, Kim Kardashian, që dënuan artistin për komentet dhe veprimet e tij.

Përveç Adidas, bashkëpunimin me këngëtarin e kanë ndërprerë edhe shumë marka të tjera të njohura. /Telegrafi/

Kanye West (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjola nis pushimet -

Erjola nis pushimet - "djeg" rrjetin me pozat provokuese në bikini

Magazina
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen

Magazina

"Gjithmonë për njëri-tjetrin" - Romeo Veshaj thyen heshtjen pas dramave të shumta qëkur përfundoi Big Brother

Magazina
Erolld Belegu dhe Diola Dosti udhëtojnë për në Maldive, publikojnë pamje të pushimeve luksoze

Erolld Belegu dhe Diola Dosti udhëtojnë për në Maldive, publikojnë pamje të pushimeve luksoze

Magazina
Robert De Niro i kënaqur me vendimin e gjykatës që shpalli Trumpin fajtor: “Drejtësia është vënë në vend”

Robert De Niro i kënaqur me vendimin e gjykatës që shpalli Trumpin fajtor: “Drejtësia është vënë në vend”

Magazina
Publikohet

Publikohet "Albania" nga Capital T - kënga zyrtare e Shqipërisë për në Euro 2024

Magazina
Kalo në kategori