LAJMI I FUNDIT:

Ed Sheeran, Rita Ora, Dua Lipa e shumë të tjerë i bëjnë thirrje qeverisë që të mbështesë industrinë e muzikës në këtë periudhë të vështirë

Ed Sheeran, Rita Ora, Dua Lipa e shumë të tjerë i bëjnë thirrje qeverisë që të mbështesë industrinë e muzikës në këtë periudhë të vështirë

Më shumë se 1.500 artistë, përfshirë: Rita Ora, Sir Rod Stewart dhe Coldplay, kanë nënshkruar një letër të përbashkët duke paralajmëruar se e ardhmja është “e zymtë” për qindra mijëra punëtorë në sektorin e muzikës.

Ed Sheeran, Rolling Stones dhe Sir Paul McCartney janë në mesin e yjeve që bëjnë thirrje për ndihmë të qeverisë për industrinë e muzikës, e cila është e gjymtuar nga coronavirusi.


Mbështetja tjetër e kërkesës vjen nga emrat e njohur si: Dua Lipa, Eric Clapton, Annie Lennox, Sam Smith, Liam Gallagher, Iron Maiden, Lewis Capaldi dhe Little Mix.

Ata i kanë nënshkruar një letër Sekretarit të Kulturës, Oliver Dowden, duke bërë thirrje për mbështetje specifike të sektorit të kulturës.

Kjo kërkesë vjen pas vendimit për anulimin e shumë shfaqjeve live të kësaj vere, shkruan The Mirror.

Ed Sheeran (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Festivale të tilla si: “Glastonbury”, “Reading” dhe “Leeds” janë anuluar të gjitha për shkak të coronavirusit.

Letra paralajmëron se bllokimi i shkaktuar nga COVID-19 është duke pasur një ndikim shkatërrues në sektorin e muzikës me rreth 4,5 miliardë funte humbje dhe në 210,000 punëtorët e tij.

Ndërsa shumë industri fillojnë të rihapen këtë fundjavë, koncertet live janë akoma të ndaluara për shkak të shqetësimeve për distancimin shoqëror.

Letra thotë: “Muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar në dekadën e kaluar”.

“Por, pa mbaruar distancimin shoqëror para syve ose mbështetjes financiare nga qeveria ende e rënë dakord, e ardhmja për koncerte dhe festivale dhe qindra mijëra njerëz që punojnë në to duket e zymtë”.

Rita Ora (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

“Derisa këto biznese të mund të operojnë përsëri, e cila ka të ngjarë të jetë 2021-ta e afërt, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore”.

Letra kërkon një “afat të qartë, të kushtëzuar” për rihapjen e vendeve pa distancim shoqëror, një “paketë gjithëpërfshirëse të mbështetjes së biznesit dhe punësimit” dhe qasje në financa, plus përjashtim të plotë të TVSh-së në shitjet e biletave.

Liam Gallagher tha: “Koncerte të mahnitshme nuk ndodhin pa një ekip të mahnitshëm pas skenës, por ata të gjithë do të jenë jashtë punës, përveç nëse ne mund të kthehemi atje duke bërë atë që duam”.

Dua Lipa tha: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar”.

View this post on Instagram

I miss this so much! I'm so grateful for the opportunities I've been given. Now it's time to pay back to the incredible people who make up the UK music industry including all the crew who work so hard behind the scenes. From the very start of my own career, playing live concerts up and down the country has been a cornerstone for my own career.   I am proud to have had the chance to play through all the levels…small clubs, then theatres and ballrooms and into arenas, and of course festivals in between each touring cycle. But the possibility for other emerging British artists to take the same path is in danger and the livelihoods of those who work behind the scenes are at risk. The industry urgently needs Govt support in the interim period before all the various venues, festivals & promoters are ready and able to operate independently again. #LetTheMusicPlay

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Jul 2, 2020 at 6:31am PDT

Emily Eavis, organizatore e festivalit “Glastonbury”, tha: “Vendet, festivalet, interpretuesit dhe ekuipazhi i Mbretërisë së Bashkuar sjellin aq shumë në kulturën dhe ekonominë e këtij vendi, por ata tani po përballen me sfida të dëshpëruara financiare”.

“Nëse qeveria nuk rrit dhe mbështet artet britanike, ne me të vërtetë mund të humbasim aspektet jetësore të kulturës sonë përgjithmonë”, thotë më tej ajo.

Për të përkuar me letrën, qindra artistë të famshëm kanë filluar të publikojnë në rrjetet sociale video dhe fotografi nga koncertet e tyre të fundit live nën hashtagun #LetTheMusicPlay. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori