Përmes një komunikate me shkrim, shefi për komunikime i “Ecolog”, Kaan Savul, ka konfirmuar vrasjen e të punësuarit të kësaj kompanie në Mali të Afrikës.
“Me keqardhje të thellë konfirmojmë, që gjatë një tentim grabitje në Gao, Mali, tre të punësuar të kompanisë sonë u sulmuan, sulm i cili rezultoi me lëndime të tyre. Fatkeqësisht një nga të punësuarit, E.I. nga Tetova, nuk mbijetoi këtë sulm, ndërsa dy të tjerët edhe pse pësuan lëndime, janë jashtë rrezikut të jetës” shkruhet në komunikatën e “Ecolog”.
Nga “Ecolog” gjithashtu shkruajnë se janë ndërmarrë të gjitha masat që trupi i të ndjerit të kthehet në Maqedoni.
Nga Ministria për Punë të Jashtme të Maqedonisë thonë se ende nuk kanë informacione zyrtare rreth ngjarjes. Megjithatë, sulmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila përmes Ambasadës së Kosovës në Senegal ka marrë informacione se dje, në lokalitetin Gao në Mali është kryer një sulm terrorist mbi veturën e punëtorëve të kompanisë Ecolog, e cila është nënkontraktuese e Misionit Paqeruajtës të OKB-së, MINUSMA. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Misioni i OKB-së në Mali.
Sipas informatave të para, dyshohet se sulmi është kryer nga organizata terroriste Boko Haram, gjatë një tentative për të grabitur makinën, ku dyshohet se ishin të përfshirë katër persona./koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë