Voziti në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, ndalohet një person nga rrethina e Berovës

MPB Maqedoni njofton se dje (19.08.2026), në orën 17:40, në Berovë, nëpunës policorë të NJPB Berovë e privuan nga liria L.М. (62) nga fshati Rusinovë, rrethina e Berovës.
"Më parë, ai me automjetin e pasagjerëve „Ford“, të cilin e drejtonte, u përplas në një automjet të parkuar dhe në gardhin e oborrit të një shtëpie. Gjatë ndërmarrjes së masave, u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,62 promilë alkool në gjak".
"Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës", thonë nga MPB.
Nga
Telegrafi
55 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































