NjPB Gjevgjeli ka ngritur kallëzim penal ndaj K.K. (52) nga Gjevgjelia, mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale “shpërdorim detyre”.

Në periudhën nga data 07.11.2025 deri me datë 03.03.2026, i kallëzuari, si bashkëpunëtor profesional në një filial banke në Gjevgjeli, në 13 raste ka përvetësuar 4.920.000 denarë dhe 63.350 euro, të cilat i ishin besuar në detyrë".


"Ai pa urdhrin e përdoruesve, ka hyrë në llogaritë pagesore në denarë të të dy përdoruesve, me ç’rast i ka shkaktuar dëm material bankës", thonë nga MPB.