LAJMI I FUNDIT:

E zuri duke e tradhtuar, Shakira thuhet se është ndarë nga Gerard Pique

E zuri duke e tradhtuar, Shakira thuhet se është ndarë nga Gerard Pique

Gerard Pique dhe Shakira thuhet se janë në prag të ndarjes pasi mbrojtësi i Barcelonës dyshohet se u kap në shtrat me një grua tjetër.

Raportohet se çifti ka disa javë që jetojnë veçmas pasi Pique u dëbua nga shtëpia e familjes nga sensacioni kolumbian i estradës.


Sipas gazetës spanjolle El Periodico, ai tani po qëndron vetëm që nga ndarja e tyre.

Foto: Getty Images

Raporte të mëtejshme thonë se reprezentuesi spanjoll ka frekuentuar klubet e natës me shokun e skuadrës Riqui Puig dhe grupin e tij të miqve, shpesh duke u kthyer në shtëpi deri në dy ose tre të mëngjesit, shkruan Daily star.co.uk.

Ndërsa asnjëra palë nuk i ka adresuar këto pretendime, gazetari i El Periodico, Emilio Perez de Rozas, thotë se ka besim se çifti do të ndahet.

Përse Pique dhe Shakira nuk janë martuar akoma pas 11 vitesh dhe dy fëmijëve?
Lexo po ashtu Përse Pique dhe Shakira nuk janë martuar akoma pas 11 vitesh dhe dy fëmijëve?

“(Shakira) ka marrë vendimin për t’u ndarë. Kështu është. Ka ndodhur. Kjo është arsyeja pse ka distancë. Ndoshta nuk ka mbetur asgjë, por ajo (pabesia) ka kaluar”, tha ai gjatë në fillim të kësaj jave.

Foto: Getty Images

Shakira dhe Pique janë njohur që nga viti 2011 – pasi janë takuar në xhirimet e videoklipit të këngëtares “Waka Waka” përpara Kupës së Botës 2010 – dhe ata kanë dy fëmijë së bashku, megjithëse nuk janë akoma të martuar.

Duke folur me Gary Neville në një episod të fundit të The Overlap, ylli spanjoll shpjegoi se ai nuk i kishte propozuar sepse marrëdhënia e tij me Shakiran funksionon mirë ashtu siç është.

Foto: Getty Images

“Më pëlqen si jemi tani. Ne kemi dy fëmijë, nëntë dhe shtatë vjeç, ne jemi mirë si çift. Nuk kemi nevojë të martohemi, është mirë”, tha Pique. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina
Dua Lipa në një

Dua Lipa në një "dimension" tjetër në setin fotografik për revistën e njohur

Magazina
Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Kush janë këta njerëz prapa perdes brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania? - Videoja po nxit teori të shumta në internet

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kalo në kategori