Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh i zhgënjyer me mungesën e përkrahjes nga shtetet perëndimore, të cilat, sipas tij, nuk duan në asnjë mënyrë ta vënë në diskutim se kujt i takon territori i Kosovës.
Vuçiq tha për Televizionin serb “RTS”, se Perëndimi e konsideron të mbyllur çështjen e Kosovës.
“Situata është e vështirë. Serbët po mbahen, por do të jetë e vështirë për ne”, tha ai.
“Nuk jam i kënaqur. Kam pritur mirëkuptim më të madh jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për Serbinë”, ka thënë Vuçiq nga Nju Jork.
“Gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, lidhur me Kosovën dhe po përpiqemi të gjejmë një kompromis. Pala shqiptare është duke bërë punën e saj, sikurse edhe bashkësia ndërkombëtare, unë u përpoqa ta nxirrja Serbinë nga humnera në sipërfaqe, qoftë edhe nëse goditemi nga erërat e stuhisë. Nuk jam i kënaqur “, tha Vuçiq, prcjell Telegrafi.
Ai vuri në dukje se kishte shumë biseda të thella me njerëzit që vendosin për shumëçka.
“Duket se ata janë të vendosur në parimin e respektimit dhe ruajtjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që është shumë e vështirë për ne”, tha presidenti serb.
Ai shtoi se gjatë një interviste me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i ka thënë atij se Serbia është e gatshme për kompromis, por se nuk do të sakrifikojë interesat e saj.
“Kjo ndodhi pas tri ditë takimesh të mundimshme dhe aspak të lehta, për të cilat nuk mund të flas shumë. Për të përgatitur një platformë për qytetarët tanë, më duhet të marr mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo për mua ishte një zhgënjim. Na mbetet të vazhdojmë të luftojmë. Kur veproni me përgjegjësi, rezultatet do të vijnë”, theksoi ai.
“Më duket se vendet perëndimore nuk duan të flasin në asnjë mënyrë se kujt i takon territori i Kosovës. Ata e konsiderojnë këtë çështje të përfunduar”, tha Vuçiq.
“Për ta, çdo bisedë për këtë çështje do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës. Kudo që shkova, nuk shkova në ndonjë ofensivë diplomatike, por ua shpjegova atë që ishte e drejtë. Thashë se ata e hapën kutinë e Pandorës duke mos respektuar Rezolutën 1244”, tha presidenti Vuçiq, duke shtuar se “ne sot po paguajmë çmimin e vendimeve tona të gabuara në të kaluarën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel