LAJMI I FUNDIT:

E pavlefshme padia e Realit për Interin, Modric dëshmon se iu ishte vetofruar klubit italian

E pavlefshme padia e Realit për Interin, Modric dëshmon se iu ishte vetofruar klubit italian
Luka Modric (Getty Images)

Real Madridi nuk mund të akuzojë Interin në lidhje me çështjen e Luka Modricit sepse thuhet se kroati ka pranuar se ishte ai që iu afrua Nerazzurrëve.

Gjysma e parë e muajit gusht ishte e mbushur me lajme rreth një transferimi të yllit kroat te Interi.


Një herë thuhej se Modric e do klubin italian dhe ka marrëveshje me ta dhe pastaj mohohej nga klubi spanjoll, i cili nuk dëshironte ta lejonte largimin e lojtarit.

Luka Modric mbetet te Real Madridi, por i lë në 'luftë' klubin spanjoll dhe Interin - Mbretërit padisin në FIFA italianët
Lexo po ashtu Luka Modric mbetet te Real Madridi, por i lë në 'luftë' klubin spanjoll dhe Interin - Mbretërit padisin në FIFA italianët

Çështja e kroatit i futi të dy klubet në një ‘luftë’ me Mbretërit që vendosën t’i padisin italianët në lidhje me tentimin për transferim.

Modric ka pohur se ishte ai që iu ofrua Interit (Getty Images)

Kësaj çështje iu shtua edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ndaj të cilit u bë padi nga Interi pas deklaratave të pamatura të tij.

Mbretërit e raportuan Interin në FIFA për kontakte të paligjshme me lojtarin e tyre.

Presidenti i La Ligas, Tebas: PSG dhe Manchester City funksionojnë me mashtrime, Interi e donte Modricin por nuk ka para
Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas, Tebas: PSG dhe Manchester City funksionojnë me mashtrime, Interi e donte Modricin por nuk ka para

Megjithatë, sipas raporteve të mediave në Spanjë, Modric dëshmoi në FIFA se ai ishte ai që iu afrua Interit nëpërmjet agjentit të tij dhe jo anasjelltas.

Ai ishte i etur të bashkohej me shokët e tjerë kroat, Ivan Perisic, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko në Serie A. /Telegrafi/

Interi ndërmerr masa ligjore ndaj Javier Tebasit për komentet rreth Modricit
Lexo po ashtu Interi ndërmerr masa ligjore ndaj Javier Tebasit për komentet rreth Modricit