LAJMI I FUNDIT:

Murati: E pakuptueshme dhe jo ligjore mbledhja e Qeverisë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Murati: E pakuptueshme dhe jo ligjore mbledhja e Qeverisë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Një javë pas dorëheqjes nga pozita e tij si kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar Qeverinë në një mbledhje.

Me t’u kthyer nga Haga, ku i intervistua nga Gjykata Speciale, Haradinaj ka thënë se si Qeveri në dorëheqje do t’i kryejë detyrat, dhe se nuk guxon t’i lë vakum Qeverisë, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës.


Lidhur me vendimin e kryeministrit në dorëheqje për mbledhjen e Qeverisë është deklaruar Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Për Telegrafin ai ka thënë se, në momentin që Qeveria është në dorëheqje, atëherë është e pakuptueshme dhe jo ligjore që të mbahen mbledhje dhe të merren vendime në lidhje me çështjet që i përkasin Qeverisë dhe ministrave.

“Nuk mundet Qeveria e dorëhequr të merret me miratimin e projekteve apo ndarje të buxhetit për gjëra të ndryshme. Mbledhja nuk duhet të mbahet dhe çdo vendim i qeverisë në dorëheqje mund të jetë domen i sfidimit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Murati për Telegrafin.

Ndër të tjera, Murati ka vlerësuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet të veprojë, në mënyrë që të mos krijohet vakum institucional.

“Presidenti duhet që sa më parë të konsultohet me subjektet politike dhe bashkërisht të vendoset për mënyrën se si do të procedohet, qoftë aplikimin e nenit 95.5 të Kushtetutës apo dakordimin për zgjedhje”, ka thënë ai.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në mbledhjen e Qeverisë së thirrur nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, Enver Hoxhaj, zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Po, do të jemi në mbledhjen e Qeverisë”, ka thënë shkurt Hoxhaj për Telegrafin.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet në ora 14:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori