Trajneri Alvaro Arbeloa është vënë në qendër të vëmendjes pas një serie rezultatesh zhgënjyese në stolin e Real Madridit, me statistika që kanë ndezur debat të madh te tifozët dhe analistët.

Ish-mbrojtësi legjendar, tashmë trajner, ka regjistruar zyrtarisht raportin më të lartë të humbjeve për çdo trajner të Real Madridit në shekullin 21, për sa kohë që ka pasur të paktën 20 ndeshje në krye.


Sipas të dhënave, Arbeloa ka humbur 32% të ndeshjeve zyrtare – 8 disfata në vetëm 25 takime që ka drejtuar.

Ky rekord e vendos atë në një pozitë të vështirë krahasuar me paraardhësit e tij në epokën moderne. Edhe pse shumë trajnerë kanë pasur periudha të vështira nën presionin e madh të “Santiago Bernabeut”, askush nuk ka arritur këtë nivel humbjesh kaq herët në rrugëtimin e tij si trajner i ekipit të parë.

Për një klub që identifikohet me kërkesën e pandalshme për fitore, këto shifra kanë hapur diskutime të ashpra rreth qasjes taktike të Arbeloas dhe përshtatshmërisë së tij afatgjatë për këtë rol.

Përndryshe, Arbeloa pritet të shkarkohet sapo të përfundojë ky sezon me Real Madridin që dëshiron një trajner me emër në krye, ku rikthimi i Jose Mourinhos shihet si gjasa më reale./Telegrafi/

telegrafi sport app