LAJMI I FUNDIT:

“E ndali kundërshtarin më të papërshtatshëm në Angli” – Pep Guardiola e ngrit në qiell mbrojtësin e tij

“E ndali kundërshtarin më të papërshtatshëm në Angli” – Pep Guardiola e ngrit në qiell mbrojtësin e tij

Manchester City ka eliminuar  Arsenalin nga Kupa FA pas fitores minimale 1-0.

Heroi i kampionëve në fuqi të Anglisë në këtë ndeshje ka qenë mbrojtësi holandez Nathan Ake i cili realizoi golin e vetëm në këtë takim.


E fjalë të mëdha për holandezin ka folur trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes, duke thënë se Ake e ndali futbollistin më të papërshtatshëm në Angli, Bukayo Sakan.

“Çfarë sezoni të mrekullueshëm po kalon Nathan. Ai kontrolloi një nga kundërshtarët më të vështirë të Ligës Premier, pasi Saka është në një moment të pabesueshëm, është shumë i mirë në duele brenda zonës, duke mbrojtur shtyllën e dytë”.

“Është një bonus i madh për ne. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, nuk është ankuar asnjëherë”, deklaroi Pep Guardiola.

Tutje trajneri spanjoll foli edhe për lojën në përgjithësi, duke thënë pjesa e dytë i takoi atyre, por e rëndësishme është kalimi i raundit.

“Sigurisht që ishim më mirë në pjesën e dytë. Arsenali filloi më mirë, ishte një ndeshje e ekuilibruar. Ata janë shumë të mirë”.

“Nuk e prisja këtë qasje prej tyre, një kundër një, ishte e vështirë të ndërtonim lojën, por tani jemi në raundin tjetër dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Pep. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori