E mitura nga Fushë Kosova largohet nga shtëpia


Një person ka raportuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe i njëjti dyshon se ajo ka shkuar në Mal të Zi me një person që kishte krijuar lidhje dashurie.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 08:30, në Fushë Kosovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe i njëjti dyshon se viktima ka shkuar në Mal të Zi me një person që kishte krijuar lidhje dashurie”, thuhet në raport.
Rasti vazhdohet të hetohet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































