LAJMI I FUNDIT:

A e meritoi apo jo Marash Kumbulla kartonin e kuq ndaj Sassuolos – gjyqtari italian analizon situatën

A e meritoi apo jo Marash Kumbulla kartonin e kuq ndaj Sassuolos – gjyqtari italian analizon situatën

Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq pasi ra në grackën e Domenico Berardit, duke i dhuruar Sassuolo një penallti në përballjen e tyre me Romën.

Reklama

Qendërmbrojtësi shqiptar 23-vjeçar ka pasur vështirësi për t’u futur në skuadrën e Jose Mourinhos këtë sezon, duke bërë vetëm pesë paraqitje në Serie A para ndeshjes të së dielës.

Kumbulla u përjashtua me karton të kuq në minutat e fundit të pjesës së parë të përplasjes së ashpër të Romës me Sassuolon, pasi u godit fillimisht nga Berardi, ndërsa ai ia ktheu në të njëjtën mënyrë në një përplasjeje në zonë.

Marash Kumbulla bije në grackën e Berardit, ndëshkohet direkt me karton të kuq - Roma po e pëson keq nga Sassuolo
Lexo po ashtu Marash Kumbulla bije në grackën e Berardit, ndëshkohet direkt me karton të kuq - Roma po e pëson keq nga Sassuolo

Incidenti i irritoi shumë mbështetës të Giallorossëve, të cilët theksuan se anësori i Sassuolos në dukje kishte goditur Kumbullën në ndërtim të aksionit.

Gjyqtari Luca Marelli shpjegoi për DAZN se përse Kumbulla u përjashtua dhe pse Sassuolo iu dha një penallti si pasojë e incidentit.

“Është shembulli klasik i sjelljes së dhunshme. Ishte një goditje ndaj një kundërshtari me topin në lojë, kështu që nëse topi është ende në lojë, atëherë mund të ketë masa teknike dhe disiplinore”, deklaroi ai.

“Topi ishte në krahët e Rui Patricios, por arbitri nuk kishte vërshëllyer për të ndaluar lojën. Prandaj, VAR e thirri atë për rishikimin në fushë, pasi goditja ishte shumë, shumë e dukshme”.

Goditja naive nga Kumbulla do ta bëjë atë të humbasë Derby della Capitale dhe nuk do të ketë bërë asgjë për ta bindur Mourinhon që t’i japë më shumë minuta në fushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me dy gola të shpejtë për Arsenalin

Granit Xhaka me dy gola të shpejtë për Arsenalin

Premier League
Përfundon sezoni 2022/23 në Ligën Premier: Kush e siguroi vendin në Evropë dhe kush ra në Championship

Përfundon sezoni 2022/23 në Ligën Premier: Kush e siguroi vendin në Evropë dhe kush ra në Championship

Premier League
Reagon ish-kapiteni i Kosovës për dy ndeshjet e Superligës: E keni degraduar futbollin

Reagon ish-kapiteni i Kosovës për dy ndeshjet e Superligës: E keni degraduar futbollin

Superliga
Goli i shumëpërfolur i Ferizajt ndaj Dukagjinit që ia siguroi barazhin

Goli i shumëpërfolur i Ferizajt ndaj Dukagjinit që ia siguroi barazhin

Superliga
Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Trajneri i Borussia Dortmund, Terzic, ka dhënë një nga intervistat më të trishta në histori të Bundesligës, pasi humbi titullin kampion

Bundesliga
Goli tjetër i përfolur në rrjetet sociale: Trepça '89 po ashtu shënoi në kohën shtesë ndaj Prishtinës

Goli tjetër i përfolur në rrjetet sociale: Trepça '89 po ashtu shënoi në kohën shtesë ndaj Prishtinës

Superliga
Kalo në kategori