LAJMI I FUNDIT:

E leu me ngjyrë gomarin e kopshtit zoologjik që të duket si zebër (Foto)

E leu me ngjyrë gomarin e kopshtit zoologjik që të duket si zebër (Foto)

Zyrtarët e një kopshti zoologjik në Kairo të Egjiptit, po akuzohen për abuzim me kafshë, pasi e lyen një gomar me vija bardhezi, që të duket si zebër.

Gjallesa e çuditshme është parë nga Mahmoud A.Sarhani, i cili po e vizitonte qendrën komunale që është hapur së fundmi, transmeton Telegrafi.


Pasi e ka shpërndarë fotografinë në Facebook, shumë njerëz e kritikuan veprimin e mirëmbajtësve, që të mashtrojnë në një formë të tillë.

“Nuk është vetëm lojë me njerëz, por edhe dëmtim i mirëqenies së kafshës. Të pastrohet dhe të kthehet në gjendjen normale” ka shkruar një komentues.

Për më keq, zyrtarët hodhën poshtë pretendimet se e lyen ndonjë gomarë, ndërsa ‘zebrën’ e përfolur e larguan nga rrethoja ku ndodhej. /Telegrafi/