LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar, super-meçi për unifikimin e titujve në peshat e rënda në mes të Joshuas dhe Parker zhvillohet më 31 mars

E konfirmuar, super-meçi për unifikimin e titujve në peshat e rënda në mes të Joshuas dhe Parker zhvillohet më 31 mars
-->

Është konfirmuar data për meçin e shumëpritur për unifikimin e titujve të peshave të rënda në boks mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker, meç ky që pritet të zhvillohet me datë 31 mars 2018.  

Sipas mediumit anglez Sky Sports, lufta në mes të boksierit nga Anglia dhe atij nga Zelanda e Re, do të zhvillohet në Principality Stadium të Cardiffit më 31 mars.

Joshua dhe Parker ka rënë dakord për të vënë rripat e IBF, WBA Super, IBO dhe WBO të gjitha në një garë të madhe boksi.

Promoteri Eddie Hearn paralajmëron konferencë shtypi për javën e ardhshme, super-meçi mes Joshuas dhe Parkerit pritet të ndodh në mars ose prill
Lexo po ashtu Promoteri Eddie Hearn paralajmëron konferencë shtypi për javën e ardhshme, super-meçi mes Joshuas dhe Parkerit pritet të ndodh në mars ose prill

Kjo pasi fituesit dëshirojnë të jetë unifikues i gjithë titujve të boksit në kategorinë e rëndë, për t’u bërë kampioni i parë i padiskutueshëm në botë që nga Lennox Lewis, i cili u bë në vitin 1999.

Pas dy muaj bisedimesh të forta, gara pritet të gjenerojë më shumë se 35 milionë funte, ndërsa fitimet pritet të jenë 60 për qind për Joshuan dhe 40 për Parkerin.

Parker mban disa nga brezat në kategorinë e rëndë

Arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar dy boksierët, por Parker ka qenë paksa më me vetëbesim duke eskaluar në deklarata.

“Do t’ia thyej mjekrën Joshuas”, ka thënë Parker për The Telegraph pas konfirmimit të meçit.

Joshua me tre brezat që mban aktualisht është më i kërkuari për meçe

“Dua të njoftoj lajmin zyrtar se unë dhe Joseph Parker do të luftojmë më 31 mars në Stadiumin Principality në Cardiff”, ka thënë fillimisht Joshua.

“Është një luftë për unifikimin e kampionit të peshave të rënda dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodhi herën e fundit kur isha në një luftë të tillë”, përfundoi boksieri anglez.

Parker pretendon se ka marrëveshje me Joshuan, në 2018 meçi i shumëpritur për unifikimin e titujve në peshat e rënda
Lexo po ashtu Parker pretendon se ka marrëveshje me Joshuan, në 2018 meçi i shumëpritur për unifikimin e titujve në peshat e rënda

Ndryshe, dy boksierët janë të pamposhtur, me Joshuan që ka 20 fitore me 20 nokaut nga po kaq ndeshje, ndërsa Parker ka 24 fitore nga po kaq ndeshje, ku 17 janë me nokaut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Ndërkombëtare
Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

La Liga
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Ndërkombëtare
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Kalo në kategori