LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon gazetari spanjoll: Barcelona seriozisht po vlerëson transferimin e Adnan Januzajt

E konfirmon gazetari spanjoll: Barcelona seriozisht po vlerëson transferimin e Adnan Januzajt

Adnan Januzaj mund të transferohet te Barcelona, në janar ose më së largu në verë.

Sulmuesi shqiptar është bërë një objektiv i gjigantit katalunas që dëshiron transferimin e tij.


Januzaj është pjesë e Sociedadit që nga vera e vitit 2017 dhe ai tanimë është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin bask.

26-vjeçari nga Istogu pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez dhe ai mund të transferohet në Camp Nou.

Ka qenë gazetari spanjoll Lluis Canut që në një emision mbrëmë ka thënë se Barcelona ka filluar ta vlerësojë seriozisht mundësinë e transferimit të Januzajt.

Reprezentuesi i Belgjikës në verë mbetet lojtar i lirë, por sipas Canut nuk përjashtohet që Barcelona të tentojë transferimin e tij edhe në janar.

Januzaj këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me Sociedadin ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Gjithsesi gjiganti katalunas do të tentojë fillimisht që ta marrë në janar kosovarin në mënyrë që t’i shmanget konkurrencës së madhe që pritet të jetë në verë për Januzajn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori