LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon Ancelotti: Modric do ta përfundojë karrierën te Real Madridi

E konfirmon Ancelotti: Modric do ta përfundojë karrierën te Real Madridi

Luka Modric do të vazhdojë të mbetet te Real Madridi deri në fund të karrierës së tij.

Kështu së paku ka konfirmuar trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillën.


Tekniku italian është pyetur për të ardhmen e Modric, pasi mediat e ndryshme raportuan se kroait mund të largohet në verë nga Los Blancos.

Juventusi shihej si skuadra e ardhshme e kroatit, por këtë e ka mohuar Ancelotti duke thënë se Modric do të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Luka Modric do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi”, u shpreh fillimisht Carlo Ancelotti.

“Nuk e di kur do të ndodhë një gjë e tillë, por jo është ideja e klubit dhe e Lukas. Modric nuk do të ketë probleme për të rinovuar kontratën, e krahasoj atë me Paolo Maldinin”, deklaroi Ancelotti.

Momenti kur Luka Modric u fishkëllye nga tifozët e Real Madridit para 10 vitesh: Mourinho i doli në mbrojtje dhe iu tha që të kinin durim
Lexo po ashtu Momenti kur Luka Modric u fishkëllye nga tifozët e Real Madridit para 10 vitesh: Mourinho i doli në mbrojtje dhe iu tha që të kinin durim

36-vjeçari ka 10 vite që është pjesë e madrilenëve kur iu bashkua nga Tottenham Hotspur pas katër viteve qëndrim në Londër.

Reprezentuesi kroat deri më tani ka zhvilluar 428 ndeshje duke shënuar 31 gola e duke asistuar 70 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori