LAJMI I FUNDIT:

E konfirmon agjenti: Lautaro është i lidhur me Interin, nuk e do largimin

E konfirmon agjenti: Lautaro është i lidhur me Interin, nuk e do largimin

Lautaro Martinez duket se do të vazhdoj të mbetet gjatë te skuadra e tij aktuale Inter.

Sulmuesi argjentinas është prej katër vitesh pjesë e Interit dhe njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadre.

Këtë edicion Lautaro ka zhvilluar 21 ndeshje me Interin ku ka realizuar tetë gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Përkundër interesimit nga skuadrat e ndryshme angleze dhe spanjolle, Lautaro do të qëndroj te Interi dhe këtë e ka konfirmuar agjenti i tij Alejandro Camano.

“Lautaro është shumë I lidhur me Interin. Për mua është shumë e rëndësishme ti them popullit zikaltër se ai ka lënë shenjën e vet në Botërorin e fituar nga Argjentina. Ky trofe i ka dhënë shumë besim dhe dashuri lojtarit”.

“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm me një mentalitet të pabesueshëm. Bashkë me Lukakun dhe Dzekon ka zhvilluar një futboll të jashtëzakonshëm. E rëndësishme për Lautaron është që Interi të fitojë”, ka deklaruar Alejandro Camano.

25-vjeçari ka zhvilluar 202 ndeshje me Interin në katër vite ku ka realizuar 82 gola dhe ka asistuar në 30 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori