LAJMI I FUNDIT:

E kishte shokun më të ngushtë, Kelleher ndan shumë kujtime në dedikimin e tij për Jotan

E kishte shokun më të ngushtë, Kelleher ndan shumë kujtime në dedikimin e tij për Jotan

Ish-portieri i Liverpoolit, Caoimhin Kelleher, kishte një lidhje të fortë me Diogo Jotan dhe lojtari irlandez e përshkruan atë si “një nga miqtë e tij më të ngushtë në futboll” dhe shprehu hidhërimin e tij për lajmin.

Gjatë ditës së djeshme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain e tij kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.

Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët dhe duke shkaktuar reagime të shumta.


Salah bën një veprim shumë fisnik pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas
Lexo po ashtu Salah bën një veprim shumë fisnik pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas

Njëri nga lojtarët me dedikimin më të veçantë ishte portieri Kelleher, i cili ishte njëri nga miqtë më të mirë të Jotas.

Portieri ka bërë një shkrim zemërthyer në një postim të tij në profilin zyrtar në Instagram.

Postimi i plotë i Kelleher

Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë tani dhe po e kam të vështirë ta shpreh me fjalë.

Jam absolutisht i shkatërruar nga ky lajm.

Të gjitha mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me Ruten dhe 3 fëmijët e tyre të bukur dhe familjen e Diogos dhe Andres.

Ishte një kënaqësi e madhe të të njihja gjatë këtyre viteve dhe të ndaja disa kujtime të veçanta në fushë dhe akoma më shumë jashtë saj.

U bëre një nga miqtë e mi më të ngushtë në futboll. U lidhëm për gjithçka që kishte të bënte me sportin duke parë çdo ndeshje futbolli, shpesh mund të gjeje ndeshjen e vëllait tënd Andre në iPad-in tënd.

U habita që një djalë nga Portugalia i donte kaq shumë sportet si shigjetari, bilardo dhe garat me kuaj dhe disa nga kujtimet e mia më të mira ishin të qeshurat duke i parë ato me ty.

Ishe një njeri shumë argëtues, i sinqertë, normal, i thjeshtë dhe i dashur familjar, dhe gjithmonë shumë konkurrues. Do të më mungojë kuizi ynë para ndeshjes.

Ndihem shumë i bekuar dhe mirënjohës që të pashë në ditën tënde më të lumtur, ditën e dasmës tënde, dhe të ndaja atë ditë me ty ishte e veçantë. Nuk do ta harroj kurrë.

Ishe shumë i dashur nga të gjithë në klub, në qytet dhe në të gjithë botën.

Do të më dhembë për një kohë të gjatë dhe do të më mungosh shumë, por ndihem shumë me fat që të njoha dhe që kam një mik kaq të mirë.

Të dua Diogo.

/Telegrafi/