LAJMI I FUNDIT:

“E kisha bashkëlojtar, por nuk e pëlqeja aspak” – ish-futbollisti i Man Utd me akuza për Carlos Tevez

“E kisha bashkëlojtar, por nuk e pëlqeja aspak” – ish-futbollisti i Man Utd me akuza për Carlos Tevez

Ish-futbollisti i Manchester United, Rafael da Silva, ka zbuluar se kurrë nuk i ka pëlqyer bashkëlojtari i tij në Old Trafford, Carlos Tevez gjatë dy viteve të tyre së bashku në klub.

33-vjeçari, i cili tani luan për Botafogo në Serien A braziliane, luajti te Manchester United nga 2008 deri në 2015, dhe me klubin ai fitoi tre tituj të ligës angleze dhe luajti mbi 100 ndeshje pasi u bashkua nga Fluminense së bashku me vëllanë e tij binjak Fabion.


Tetë vjet pas largimit të tij nga Man United, ai hapi shpirtin në një intervistë për SporTV braziliane dhe theksoi se Carlos Tevez i trajtonte keq futbollistët e rinj, gjë që bëri që ata të mos e pëlqejnë atë.

“Nuk jam fans i Tevezit si lojtar. Gjithmonë kam debatuar me të. Nuk kam qenë asnjëherë fans i tij sepse i nënçmonte futbollistët e rinj, nuk më vjen turp ta them këtë, nuk më pëlqen”.

“Ai u bëri shumë të këqija futbollistëve të rinj, i trajtoi në mënyrë katastrofike. Ne gjithmonë e kemi respektuar, por ai nuk ia ktheu në mënyrën e duhur, kështu që nuk e kemi pëlqyer kurrë”, ka thënë braziliani.

“Gruaja ime donte të më vriste kur u largova nga Juventusi, lash një pjesë të zemrës atje” – Tevez flet për periudhën te Zonja e Vjetër
Lexo po ashtu “Gruaja ime donte të më vriste kur u largova nga Juventusi, lash një pjesë të zemrës atje” – Tevez flet për periudhën te Zonja e Vjetër

Madje Rafael da Silva mbahet mend për përleshjen me Tevez në vitin 2010 gjatë derbit të qytetit midis Manchester United dhe Manchester City.

Vetëm pak muaj më parë, Tevez u largua nga Old Trafford dhe iu bashkua rivalëve të tyre të qytetit, gjë që Rafael nuk e priti mirë.

“Ai u largua nga Man United për në Man City, ajo përplasje ndodhi dhe unë e godita. Gjyqtari dha një faull. Nuk do të doja të kritikoja askënd, por kur luan për një klub të caktuar dhe kur ke një identitet të caktuar, atëherë nuk shkon te rivali më i madh. Unë nuk do ta bëja këtë, ndoshta sepse e dua shumë Unitedin dhe nuk është kështu në rastin e tij”, tha në fund braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori