LAJMI I FUNDIT:

“Gruaja ime donte të më vriste kur u largova nga Juventusi, lash një pjesë të zemrës atje” – Tevez flet për periudhën te Zonja e Vjetër

“Gruaja ime donte të më vriste kur u largova nga Juventusi, lash një pjesë të zemrës atje” – Tevez flet për periudhën te Zonja e Vjetër

Carlos Tevez ka bërë treguar në shaka sesi  gruaja e tij ‘dëshironte ta vriste’ kur i tregoi se po largohej nga Juventusi në vitin 2015, duke shpjeguar se periudha e tij në Torino ishte shumë e këndshme.

39-vjeçari së fundmi ka marrë drejtimin e skuadrës së Argjentinës, Independiente në Primera Division për atë që do të jetë përvoja e tij e dytë si trajner, pasi ka udhëherqur edhe Rosario Central.


Megjithatë, pavarësisht një karriere të gjatë, e cila e çoi atë në të gjithë globin, Tevez e shikon kohën e tij në Juve me një dashuri të veçantë.

“Arritja në Juventus ishte si një frymë e freskët. Që në fillim ishte e pabesueshme. Të mbërrish në një klub të madh dhe të veshësh fanellën e Del Piero-s është diçka vërtet e veçantë. Ishte një kohë e mrekullueshme për mua dhe kur vendosa të kthehesha në Argjentinë, Vanessa, gruaja ime, donte të më vriste”.

Carlos Tevez bëhet trajner i ri i klubit të madh argjentinas
Lexo po ashtu Carlos Tevez bëhet trajner i ri i klubit të madh argjentinas

“Gjithçka në Itali ishte shumë e lehtë. Italianët janë si ne argjentinasit, një pjesë e zemrës sime do të mbetet atje përgjithmonë”, ka thënë Tevez në intervistën e tij të fundit.

Tevez ishte shumë i mirë gjatë dy sezoneve të tij në Itali kur kaloi nga Manchester City në vitin 2013, pasi shënoi 39 gola në Serie A nga 66 paraqitje, duke shtuar tetë gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Tevez vazhdoi duke thënë se ai shpreson se tifozët e Juventusit do ta kujtojnë atë për pasionin dhe angazhimin që tregoi gjatë kohës së tij në Allianz Stadium.

Carlos Tevez shpjegon arsyen emocionale pse refuzoi të mësonte anglishten pavarësisht se luajti për tri klube të Ligës Premier
Lexo po ashtu Carlos Tevez shpjegon arsyen emocionale pse refuzoi të mësonte anglishten pavarësisht se luajti për tri klube të Ligës Premier

“Në çdo ndeshje, sa herë që kam veshur fanellën e Juventusit, gjithmonë kam lënë një pjesë të zemrës sime në fushë. Mendoj se kjo është ajo që fansat e kanë perceptuar gjithmonë nga unë derisa u largova. Kam luajtur ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve dhe të nesërmen shkova në Argjentinë”, tregon Tevez.

Ai u kthye te Boca Juniors para se të kalonte në Kinë ku luajti për dy vite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori