Fetie Tmava-Mehani nga fshati Mazgit i Ulët i komunës së Obiliqit, është mësimdhënëse në lëndën e Teknologjisë.
Për herë të parë, ajo filloi të japë mësim në vitin 1988.
Ndonëse kishte vullnet të madh për punë, ajo rrëfen fillimin e saj të vështirë.
“Prej Mazgitit deri në Obiliq është dashur të shkohet në këmbë, pastaj Obiliq–Prishtinë, Prishtinë-Bardh i Madh. Në orën pesë të mëngjesit është dashur të zgjohem për të arritur në ora 08.00 në punë”, thotë Tmava-Mehani.
Si shumë mësimdhënës të tjerë, edhe Fetie Tmava -Mehani ishte detyruar që mësimin ta mbante nëpër shtëpi private gjatë viteve ‘90.
Ajo thotë se pikërisht kjo periudhë ishte më e rënda në jetën e saj.
“Kohët më të vështira të arsimit kanë qenë vitet 1991-‘99, kur në atë kohë na dëbuan të gjithëve prej punës. Filluam nëpër shtëpi, shtëpia private ku aty e kemi pasur një vështirësi shumë të madhe për arsye se numri i nxënësve ishte i madh, pa rroga, pa kushte… Kështu që në atë kohë…kishte besa edhe presion, në atë kohë. Mirëpo, nuk e ndërpremë për shkak të vullnetit të madh të punës që kishim”, tregon Tmava-Mehani.
Nga kjo kohë, sipas Feties, ka ndryshuar shumë arsimi në Kosovë. Ajo thotë se reformat në arsim, kanë bërë që të ketë rezultate më të mira në procesin e mësimdhënies.
“Pas luftës u bë një kthesë e madhe në procesin e arsimit. Në mësimin tradicional, mësuesi ka qenë në qendër të vëmendjes, vetëm ka folur, kurse nxënësi ka dëgjuar pasiv. Në (mësimin)bashkëkohor, pjesa më e madhe e kohës i takon nxënësit”, thekson ajo.
Fetia ka përshtypjen se kontributi i saj dhe i mësimdhënësve të tjerë, nuk vlerësohet sa duhet.
Ajo shprehet me nota kritike ndaj institucioneve për mënyrën se si trajtohet kjo kategori.
“Vitet, një arsimtar që ka kontribuar 40 vjet, sot del (pensionohet) me një pension 75 eurosh, kjo është e tmerrshme. Prej shtetit ne nuk kemi kurrfarë respekti”, thekson Tmava-Mehani.
Njëjtë si kategoritë e tjera, edhe punëtorët e arsimit në Kosovë nuk kanë sigurime shëndetësore.
Prej vitesh Sindikata e Pavarur e Arsimit në Kosovë kërkon paga më të larta dhe beneficione për mësimdhënësit. /Rel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare