LAJMI I FUNDIT:

E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata ka pezulluar zyrtarisht kampionatin

E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata ka pezulluar zyrtarisht kampionatin

Federata Boliviane e Futbollit (FBF) ka pezulluar dy nivelet kryesore të futbollit të vendit dhe kjo vjen si pasojë e hetimeve të vazhdueshme për trukime ndeshjesh.

Hetuesit në këtë rast pretendojnë se i gjithë sistemi në këtë ligë bazohet në manipulimin e rezultateve dhe objekt hetimi i tyre kanë qenë drejtues klubesh, lojtarë dhe një pjesë e madhe e organizimit të gjyqtarëve.


Gjithçka erdhi si pasojë e rrjedhjes së përmbajtjeve eksplicite që ishin rezultat i përgjimeve dhe një procesi intensiv ku mblidheshin informacione dhe vendimi për përfundimin e kampionatit u mor me 14 vota “pro” dhe një kundër.

Mediat vendase shkruajnë se vendimi ka hyrë në fuqi shtatë ditë pas akuzave të para nga komisioni disiplinor, i cili publikoi një duzinë audio-regjistrimesh inkriminuese, ku flitet për një “rrjet kriminal” të plotë që përfshin drejtuesit e më shumë se gjysmës së kategorisë së parë dhe të dytë, lojtarët dhe gjyqtarët.

Në fund, Federata e Futbollit të Bolivisë i dërgoi një kërkesë zyrtare organit më të lartë të futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) për t’i lejuar ata të organizojnë një kampionat të ri në një format të ngushtë, i cili duhet të mbahet në vjeshtë dhe dimër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori