LAJMI I FUNDIT:

Shkëndije Mujaj thotë se do të adoptojë një vajzë në Alepo (Foto)

Shkëndije Mujaj thotë se do të adoptojë një vajzë në Alepo (Foto)

Këngëtarja Shkëndije Mujaj është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.

Ngjarjet e fundit në Alepo të Sirisë, duket se e kanë trishtuar pafund këngëtaren, e cila ka publikuar një fotografi mjaft emocionuese në Instagram.


Shkëndije Mujaj shfaqet me veshje kombëtare! (Foto)
Lexo po ashtu Shkëndije Mujaj shfaqet me veshje kombëtare! (Foto)

Në foto, Shkëndija shfaqej sikur të ishte e gjakosur, teksa kishte publikuar edhe një imazh të një prej vajzave të vogla në Alepo, e cila qante nga trishtimi.

Këngëtarja ka befasuar të gjithë përderisa ka shkruar në mbishkrimin e fotos, që nëse e gjen atë vajzë do donte ta adoptojë.

Shkëndije Mujaj thotë se nëse e gjenë vajzën në foto do ta adoptonte. Foto nga Instagram.

Shumica e ndjekësve i janë bashkuar këtij mendimi, teksa komentuesit gjithashtu kanë treguar se ndjehen të trishtuar kur shohin imazhe të tilla. /Telegrafi/