LAJMI I FUNDIT:

E duan Arsenali dhe Man United – agjenti i Camavingas flet për të ardhmen e francezit

E duan Arsenali dhe Man United – agjenti i Camavingas flet për të ardhmen e francezit

Agjenti i Eduardo Camavingas ka vendosur të flas për të ardhmen e lojtarit pas raportimeve që e lidhin mesfushorin e Real Madridit me një lëvizje në Ligën Premier.

Lojtari 20 vjeçar iu bashkua gjigantëve spanjollë nga Rennes në verën e vitit 2021 dhe vazhdoi të bënte 40 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e tij debutues në Bernabeu, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.


Ai ka vazhduar zhvillimin e tij këtë sezon, duke bërë 47 paraqitje në të gjitha garat për Real Madridin.

Publikohet lista me 10 mesfushorët më të mirë defanzivë në botë
Lexo po ashtu Publikohet lista me 10 mesfushorët më të mirë defanzivë në botë

Raportimet në Spanjë pretendojnë se Manchester United është i interesuar për nënshkrimin e Camavingas këtë verë.

Një raportim nga Fichajes madje ka pretenduar se United do të ishte i gatshëm të paguante një tarifë rekorde klubi për të nënshkruar me francezin.

Pas raportimeve se Arsenali u përpoq të nënshkruante Camavinga në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit, shumë skuadra kanë pyetur për disponueshmërin e tij dhe tani agjenti i tij ka thënë fjalën e fundit.

“Kjo ishin gjepura, është diçka që nuk do të ndodhte”, ka tëhën Barnett për Goal, kur u pyet nëse Camavinga mund të transferohet në Ligën Premier.

“Ai kurrë nuk ka menduar të luajë për një ekip tjetër dhe Real Madridi nuk do ta linte të largohej”.

“Ai do të jetë një nga yjet e Real Madridit në të ardhmen, kështu që për çfarë të largohet. Ishte e gjitha gënjeshtër”.

Real Madridi po ia shuan shpresat Unitedit për Camavingan
Lexo po ashtu Real Madridi po ia shuan shpresat Unitedit për Camavingan

I pyetur nëse ai ka diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje të re për Camavinga me Madridin, Barnett shtoi: “Unë kurrë nuk flas për kontrata”.

“Unë mendoj se do të flasim për këtë me klubin në kohën e duhur. Ai dëshiron të jetë një lojtar i Real Madridit dhe të veshë fanellën e bardhë për pjesën tjetër të jetës së tij”.

“Nuk do të ketë asnjë problem me Real Madridin, ne do të ulemi dhe jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori