LAJMI I FUNDIT:

A e dini sa fitore rresht i ka si vendas Golden State? (Video)

A e dini sa fitore rresht i ka si vendas Golden State? (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ku Golden State Warriors ka vazhduar bilancin pa humbje si vendas.

Kampioni aktual i NBA-s, Warriors kësaj radhe kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën Oracle Arena kundër Los Angeles Clippers me rezultat 114:98.


Në këtë formë, Golden State ka shënuar fitoren e 64-të sezonale dhe të 51-tën në shtëpi, përkatësisht këtu përfshihen edhe ndeshjet e zhvilluara në sezonin e kaluar në NBA, raporton Telegrafi.

Pothuajse është bërë e zakonshme që Stephen Curry të jetë lojtari më efikas në ndeshje. MVP i vitit të kaluar kundër Clipeprsave ka shënuar 33 pikë, ndërsa Klay Thompson shtoi 32 pikë, përkatësisht shtatë tre pikësha.

Te skuadra mysafire e Clippersave u dalluan me lojë të mirë DeAndre Jordan me 19 pikë, Austin Rivers me 16 sosh, ndërsa Chris Paul shtoi 13 pikë.

Pas këtij triumfi, Golden State ka bilanc prej 64 fitoreve dhe shtatë humbjeve, në anën tjetër, Clippersat kanë 43 fitore dhe 27 humbje. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Cleveland Cavaliers – Milwaukee Bucks 113:104
Washington – Atlanta 101:122
Boston – Toronto 91:79
Detroit – Orlando 118:102
Chicago – New York 107: 115
Houston – Utah 87:89
Minnesota Timberwolves – Sacramento Kings 113: 104
San Antonio – Miami 112:88
Denver – Philadelphia 104:103
Phoenix – LA Lakers 119:107
Portland – Dallas 109:103

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori