LAJMI I FUNDIT:

E dërguan për të fituar minuta, por talenti i Realit nuk po ka hapësira te Dortmund – madrilenët mendojnë rikthimin e tij në La Liga

E dërguan për të fituar minuta, por talenti i Realit nuk po ka hapësira te Dortmund – madrilenët mendojnë rikthimin e tij në La Liga

Real Madridi kishte shpenzuar 30 milionë euro për ta blerë mesfushorin brazilian Reinier nga Flamengo.

Los Blancos e blenë lojtarin në janar, por e lanë në huazim tek skuadra braziliane deri në verën e këtij viti.


Kampioni në fuqi i Spanjës vendosi ta huazojë atë për dy sezone te Borussia Dortmund në mënyrë që lojtari të fitojë sa më shumë minuta dhe përvojë.

Por kur kanë kaluar katër muaj që Reiner i është bashkuar Dortmundit, në Madrid janë të acaruar me klubin gjerman.

Mesfushori i talentuar brazilian nuk është duke pasur fare minuta te BVB dhe kjo gjë nuk po i pëlqen madrilenëve.

18-vjeçari ka luajtur në shtatë takime gjithsej, por në asnjërën nuk ka qenë titullar, ku ka vetëm 105 minuta në total në fushë.

Marca ka raportuar se Los Blancos po monitorojnë situatën e lojtarit të tyre dhe shpresojnë që ai sa më shpejt të fillojë të luaj më shumë te Dortmund.

Nëse vazhdon e njëjta situatë, atëherë Real Madrid mund ta shkëpusë kontratën e huazimit me Dortmundin dhe ta rikthejë Reinerin në kryeqytetin spanjoll.

34 herë kampioni i Spanjës do të shikojë ndonjë tjetër skuadër për ta huazuar lojtarin në mënyrë që ai të luaj rregullisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori