LAJMI I FUNDIT:

“E dashuroj, e adhuroj, ia kreh flokët” – Meritoni tregon sa i dashuruar është me Ilnisën

“E dashuroj, e adhuroj, ia kreh flokët” – Meritoni tregon sa i dashuruar është me Ilnisën

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë një ndër çiftet që u krijuan në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3”, edhe pse me diferencë në moshë, ata nuk u penguan nga kjo gjë.

Gjatë një bisede me Françeska Muratin, moderatori ka treguar se sa i dashuruar është me Ilnisën.


“Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj”- tha Meritoni duke treguar se sa shumë është i dashuruar.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Françeska: Unë dua që burri im të më adhurojë, të vdesë për mua jo të shkojë e të shikojë gratë të tjera. A thu se s’ka burra më kjo botë.

Meritoni: Unë Ilnisën e dashuroj, e adhuroj për femrën që është.

Françeska: Pikërisht dhe ka lezet kjo gjë.

Meritoni: Ajo e di këtë gjë dhe për këtë arsye ajo ndoshta më do kaq shumë. Unë e adhuroj, e dashuroj. E dua karakterin, tipin, mënyrën, artin, pikturën që ia kam kthyer. Unë e dashuroj.

Françeska: Ia kreh flokët.

Meritoni: Normal që ia krehë flokët dhe e dua. Çdo gjë është perfekt për mua. Këtu përpiqeshin të më godisnin mua për flokët që ia krihja. Po normal që do ja krehë flokët, se e dua. Ia bëj kafenë, mëngjesin. /Telegrafi/