LAJMI I FUNDIT:

E dashura e re e Brad Pitt është e martuar me restauratorin gjerman, Roland Mary

E dashura e re e Brad Pitt është e martuar me restauratorin gjerman, Roland Mary

E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturalski, thuhet se është e martuar, por në një lidhje të hapur me burrin e saj 68-vjeçar.

Modelja gjermane, 27 vjeçare, u fotografua me Pitt në fund të javës së kaluar kur dyshja u vunë re duke arritur në jug të Francës për pushime.

Por sipas Daily Mail, Poturalksi është e martuar që tetë vjet me restauratorin e njohur gjerman Roland Mary, dhe çifti kanë një djalë 7-veçar.

View this post on Instagram

Monday back to work

A post shared by Nico (@nico.potur) on Jul 27, 2020 at 1:04am PDT

Mary, i cili zotëron restorantin Borchardt në Berlin dhe në martesën e tij të katërt, thuhet se ‘nuk shqetësohet’ që gruaja e tij e re është lidhur me aktorin e Hollywood-it.

“Ata janë akoma të martuar, por ju mund t’i përshkruani marrëdhëniet e tyre si një ‘martesë e hapur’, një burim i tha Daily Mail.

“Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Ai nuk është i interesuar për negativitet apo xhelozi”.

Sipas raportimeve, modelja u takua për herë të parë me Pitt në restorantin e burrit të saj ndërsa ai ishte atje duke promovuar filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.

Poturalksi më pas udhëtoi për në Los Angeles disa javë më vonë për t’u takuar përsëri me Pitt.

Ata janë fotografuar duke marrë pjesë në një koncert të Kanye West në nëntor.

Aktori 56-vjeçar, i cili u nda nga gruaja e tij Angelina Jolie në vitin 2016, dhe modelja gjermane u tha se dukeshin si ‘adoleshentë të dashuruar’ pasi u fotografuan së bashku për herë të parë në një aeroport në jug të Francës, sipas The Sun.

Dyshja u panë duke shkuar në një avion privat në aeroportin ‘Le Castellet’, pasi Brad raportohej se kishte udhëtuar nga Los Angeles për në Paris për t’u takuar me Poturalski.

“Ata po putheshin dhe Brad ishte shumë i vëmendshëm ndaj saj”, tha një burim për për revistën OK!.

Poturalski gjithashtu ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Jolie, 45 vjeçare. /Telegrafi/

Brad Pitt dhe e dashura e tij e re (Foto: Splash News)

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori