LAJMI I FUNDIT:

E dashura e Mozzikut, Loredana Zefi po sjell klipin e ri

E dashura e Mozzikut, Loredana Zefi po sjell klipin e ri

Dy ditë më parë raportua se do të bëhet nënë me reperin shqiptar Mozzik.

Por, e gjitha mbeti në suaza të spekulimeve, megjithatë ka risi në karrierën muzikore.


Në fakt, Loredana Zefi më datën 15 qershor do të sjell këngën e titulluar “Syze Dielli”.

A post shared by Loredana (@loredanazefi) on Sep 3, 2017 at 9:20am PDT

“Më në fund shfaqet vetëm”, ka shkruar ndër të tjerash në gjuhën gjermane në llogarinë personale në Instagram.

Ajo në një imazh të sjell në rrjetet sociale shihet duke e mbajtur nën rrip një tigër të bardhë, i cili do të jetë pjesë e videos.

Mozzik dhe e dashura me tatuazhe të njëjta në dorë (Foto)
Lexo po ashtu Mozzik dhe e dashura me tatuazhe të njëjta në dorë (Foto)

Theksojmë se bukuroshja shqiptare ka qenë pjesë e klipit të të dashurit të vetë “Ti amo”, i cili u publikua para tre muajve.

Ndryshe, Mozzik pritet të sjell edhe disa këngë të reja gjatë muajve në vijim dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/