Në faqet rozë është komentuar mjaft shumë modelja e njohur gjermane, Nicole Poturalski.

Kjo ka ardhur si rrjedhojë e lidhjes me aktorin Brad Pitt, por edhe më shumë u përfol kur u mor vesh se ajo është e martuar, shkruan Daily Mail.

Së fundmi ajo është shfaqur në një darkë në Berlin, së bashku me partnerin e saj me të cilin edhe nuk ishin parë që një kohë të gjatë.

Ata janë parë duke dalë nga restoranti, vend të cilin e posedon 68 vjeçari.

Nicole është parë e veshur në mënyrë të thjeshtë, teksa shihej duke biseduar me një grup të miqve.

Kjo është hera e parë që bukuroshja brune shihet me bashkëshortin, që kur u aludua për lidhjen e saj me Brad Pitt. /Telegrafi/