Nëse tifozët shqiptarë po planifikojnë të ndjekin në stadium ndeshjen e tetorit kundër Spanjës, duhet të përgatiten për një udhëtim në Afrikë.
Presidenti i qytetit autonom spanjoll në veriun e kontinentit afrikan, Melija, ka bërë një kërkesë zyrtare për zhvillimin e ndeshjes së 6 tetorit 2017 dhe me sa duket, ka marrë një përgjigje pozitive në parim nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Presidenti Huan Hose Imbroda, u tregoi mediave spanjolle se i kishte dorëzuar personalisht kërkesën me shkrim presidentit të Federatës, Angel Maria Vijar, duke e përshkruar si një “aspiratë të vjetër” atë të mbajtjes për herë të parë në këtë territor spanjoll të një ndeshje të kombëtares duke shtuar se “nëse është kompeticion zyrtar, aq më mirë për ne”, shkruan Panorama.
Imbroda tha gjithashtu se ekzistojnë “mundësi shumë të mëdha” që ndeshja me Shqipërinë të luhet në këtë lokalitet shumë të bukur, ndërsa konfirmoi se kishta pranuar me kënaqësi që të dërgonte të gjitha raportet teknike që kërkoheshin për të plotësuar kërkesat e FIFA-s për zhvillimin e ndeshjes sipas standarteve.
“Do të ishte një lajm i shkëlqyer për qytetin e Melijas nëse skuadra kombëtare do të vinte këtu dhe nga ana jonë, do të bëjmë maksimumin që ta realizojmë”, deklaroi Imbroda, i cili është presidenti i qytetit-port që ka një popullsi prej rreth 80 mijë banorësh.
Stadiumi ku planifikohet të luhet ndeshja është “Estadio Municipal Álvarez Claro”, i cili ka një kapacitet prej 12 mijë vendesh të ulura dhe ku zhvillon takimet e saj skuadra e UD Melija.
Kjo skuadër merr pjesë në kampionatin spanjoll të Segunda B dhe sigurisht që pret aty kundërshtarët e saj, ndërsa vetë udhëton drejt kontinentit evropian sa herë që ka takime jashtë fushe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit