LAJMI I FUNDIT:

E çuditshme: Bletët ndërtuan fole të pazakontë, pasi u ushqyen me letrat shumëngjyrëshe (Foto)

E çuditshme: Bletët ndërtuan fole të pazakontë, pasi u ushqyen me letrat shumëngjyrëshe (Foto)

Në Universitetin e Firences në Itali, është zhvilluar një eksperiment shkencor, me bletët e vendosura në kutitë laboratorike.

Përpos ushqimeve të nevojshme, grerëzat janë ushqyer edhe me letra shumëngjyrëshe të thërrmuara në pjesë shumë të vogla.


Për këtë arsye, ato kanë krijuar fole të pazakonta me nuanca të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Ky eksperiment është bërë për të zbuluar se çfarë ndikimi ka njeriu nëse ndërhyn në aktivitetin e insekteve.

Ndryshe, para katër vitesh, një fermer në Francë është befasuar me mjaltin që kishte ngjyrë të gjelbër dhe të kaltër.

Më vonë është zbuluar se bletët ushqeheshin me sheqerka ‘M&M’, nga një depo në afërsi. /Telegrafi/

Bletet04

Bletet03

Bletet01