LAJMI I FUNDIT:

“E bukur për t’u parë”- Atalanta skuadra me futbollin më të mirë në Ligën e Kampionëve, që rritjen e gjeti te akademia e klubit dhe trajneri

“E bukur për t’u parë”- Atalanta skuadra me futbollin më të mirë në Ligën e Kampionëve, që rritjen e gjeti te akademia e klubit dhe trajneri

Presidenti i Atalantas, Antonio Percassi e ka pranuar që shpesh zgjohet dhe pyet veten nëse të gjitha këto rezultate janë thjesht një ëndërr e bukur. Ai vazhdon dhe thotë: “Nuk duket e vërtetë”.

Dhe ta shikosh në realitet nuk është. Kjo që ka bërë Atalanta në katër viteve të fundit nuk ka kuptim dhe është shumë problem që të ndodh në realitet, por bergamasit po e bëjnë dhe po e jetojnë.


Atalanta është klubi i tetë në Serie A sa i përket pagave.

Edhe përkundër kësaj, sezonin e kaluar ata përfunduan në vendin e tretë në Serie A për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Atalanta BC . (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images)

Të mërkurën në mbrëmje, afërsisht një e treta e popullsisë së Bergamos ishin në San Siro, ku Atalanta luante si vendas në ndeshjen e parë të eliminimit direkt ndaj Valencias.

Asnjëri klub që luan zakonisht aty, Interi dhe Milani (dy klube legjendare italiane) nuk kanë nevojë për stadiumin në këtë fazë. Interi u eliminuan në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, ndërsa Milani ka kohë që është vetëm spektaktor i kësaj gare.

Atalanta, nuk kishte menduar që do të kalonte në këtë fazë, dhe rinovoi kontratën për qiramarrje të stadiumit, vetëm pas ndeshjes së fundit të grupeve, pasi në katër ndeshjet e para kishin marr vetëm një pikë.

San Siro para ndeshjes (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Por sot janë aty, në garën më të madhe për klube në botë, ndërsa stadiumi Meazza po jeton atë që nuk e kishte jetuar ndër vite. Kujtohet Interi fitues i Jose Mourinhos, klubi i fundit italian që luante aty dhe fitonte.

Atalanta mori një fitore të madhe me rezultat 4-1. Hans Hateboer shënoi dy herë, Josip Ilicic dhe Remo Freuler, shënuan nga një herë.

Gian Piero Gasperini. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Më shumë se 40,000 tifozë të Atalantas që ishin në stadium, donin ta kuptonin atë që po ndodh.

“Ishte diçka për të gjithë ata që ishin këtu, do ta kujtojnë gjithë jetën”, tha pas ndeshjes trajneri Gian Piero Gasperini.

Ishte diçka e jashtëzakonshme për një klub që trofeun kryesor që e ka fituar është Kupa e Italisë në vitin 1963.

Fansat e Atalantas në ndeshje. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Kapiteni Papu Gomez tha se ishin shumë të gatshëm për këtë ndeshje, shumë ambiciozë.

Lojën e mirë të italianëve e pranoi edhe trajneri i Valencias, Albert Celedes.

Kur trajneri i Atalantas hyri në konferencë për media pas ndeshjes, disa gazetarë, që vinin nga Bergamo filluan të duartrokasin, por ishte Gasperini që i ndërpreu: “Prisni, prisni!”, iu lut ai.

“Ka edhe një ndeshje të dytë!”.

Gian Piero Gasperini . (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Megjithatë ai i meritoi ato brohoritje, ashtu si Atalanta që e meritoi fitoren. Ata mund të jenë mbrojtur më dobët se zakonisht, por në sulm ishin të mrekullueshëm. Ata sot janë në prag të çerekfinales, në garën më të madhe dhe fitimprurëse për klube.

Pavarësisht se klubi kishte disavantazhet të dukshme dhe kolosale ekonomike, Atalanta nuk ka shkelur asnjë rregull të Fair Play Financiar (FFP).

Klubi nuk ka pasur para të naftës, nuk marrëveshjeve të mëdha sponsorizimi dhe asnjë dokument të diskutueshëm.

Festa pas ndeshjes . (Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Ata thjesht janë ngritur në bazë të lojës, duke u kthyer në klubin më efikas në Evropë.

Atalanta është futur në mesin e klubeve më të mira në Evropë, pa qenë pjesë e listës së 30 klubeve më të pasura në futboll.

Vetëm edhe një klub sikurse ata janë në garë. Bëhet fjalë për RB Leipzig, të cilët financohen nga kompania e njohur Red Bull, që kishte më shumë se 6 miliardë dollarë qarkullim në vitin 2018.

Sigurisht, pronari i Atalantas, Percassi është një njeri i pasur. Ai ka punuar fillimisht me Benettonin.

Presidenti i Atalantas, Antonio Percassi

Ai ka qenë futbollist i Atalantas në nivel profesional. Karriera e tij u mbyll në moshën 24 vjeçar, shkaku i një lëndimi.

Presidenti nuk ka aq para sa të tjerët, që të blejë lojtarët më të mirë në Itali dhe kujdesi në financa është primar.

“Mbajtja e librave të klubit në ekuilibër me rregullat është thelbësore për ne”, kishte thënë presidenti për Sky Sport Italia.

Fatkeqësisht për Atalanta, kjo nënkupton shitjen e lojtarëve pothuajse çdo vit. Për fat të mirë të Atalantas, asnjë klub në Itali nuk është më i aftë në prodhimin e lojtarëve.

Antonio Percassi e Gian Piero Gasperini

Klubi nuk mund të garojë me Juventusin, Interin, Lazion dhe Milanin në afatet kalimtare, por kur bëhet fjalë për zhvillimin e talenteve të ri, ata janë kampion në vete.

Në të vërtetë, Percassi ka marrë tre vendime thelbësore në lidhje me klubin e Atalantas.

I pari vendim erdhi gjatë kryesimit të tij të parë si president mes viteve 1990 dhe 1994, kur ai vendosi të rregullojë sektorin e të rinjve të klubit, duke punësuar Fermo Favini – i cili fatkeqësisht ndërroi jetë vitin e kaluar.

Sot akademia e Atalantas është më produktivja në Serie A.

Vetëm në katër vitet e kaluara, Franck Kessie, Andrea Conti, Roberto Gagliardini, Mattia Caldara dhe Alessandro Bastoni, që të gjithë kanë kaluar në radhët e ekipit të të rinjve dhe janë shitur për një shumë fillestare prej 102 milionë euro (Caldara tani është ribashkuar në huazim nga AC Milan ), ndërsa Dejan Kulusevski dhe Musa Barroë do të transferohen te Juventus dhe Bologna këtë verë, ndërsa klubi nga ta do të fitojë 48 milionë euro shtesë.

Franck Kessie kur ishte te Atalanta . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Vlen gjithashtu të theksohet se Bryan Cristante dhe Gianluca Mancini – dy lojtarë që kanë mbërritur nga klube tjetra, por janë vlerësuar për aftësitë e tyre në Bergamo – të dy tani janë në Romë dhe me mbylljen e marrëveshjeve, Atalanta do të marr një shumë të madhe prej 43 milionë euro.

Këto shifra na çojnë tek vendimet thelbësore të presidentit Percassi.

Vendimi i dytë ishte punësimi i Gian Piero Gasperini si trajner në vitin 2016, i cili u pasua me vendimin e tretë: mos largimi i tij pas një fillimi katastrofik.

Atalanta humbi katër nga pesë ndeshjet fillestare në Serie A nën drejtimin e trajnerit të ri. Percassi ishte nën presion për ta larguar, por ai më vonë zbuloi: “Çfarëdo që të ndodhte, kam dashur të vazhdoj me Gasperinin”.

Durimi i tij është shpaguar – në mënyrë spektakolare – sepse Atalanta nuk është vetëm befasi që kanë fat, por janë kthyer në njërën prej peshave të mëdha të futbollit italian.

Më lojën që bëjnë, nuk ka ekip më të mirë në Itali. Nuk ka sigurisht asnjë ekip më të mirë për tu parë.

Atalanta ka shënuar gjithsej 63 gola në 24 ndeshje këtë sezon – më shumë se çdo ekip i Serie A, që nga viti 1959.

Dhe tani pjesa tjetër e Evropës janë alarmuar për aftësinë e tyre sulmuese. Pas fitores së Atletico Madridit ndaj Liverpoolit, Atalanta tregoi se ka një mënyrë tjetër që i dobëti ta mposht më të fortin.

Atalanta vs Valencia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Gasperini thotë se rezultatet e mira, vijnë kur luan futboll të mirë, por lojtarët duhet të ëndërrojnë.

“Vetëm se je modest, nuk do të thotë se nuk mund të jesh ambicioz. Unë besoj me vendosmëri dhe ka më shumë mundësi të marrësh rezultate të mira nëse luan një futboll të mirë”.

“Futbolli nuk është vetëm financa, natyrisht, pasi unë jam i pari që nxjerr në pah rëndësinë e taktikës dhe stilit të lojës, nga ku vlerësohet edhe madhësia e një klubi”, thotë ai për La Gazzetta dello Sport .

Atalanta vs Valencia (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Leicester ishte një përrallë, ishin në gjendje të fitonin Ligën Premier në sezonin (2015-16) dhe të gjitha klubet e mëdha, morën një vit pushim. Do të na duhen neve të njëjtat rrethana në Ligën e Kampionëve”.

Një triumf në Ligën së Kampionëve mund të duket shumë i vështirë, por asgjë për Atalanta nuk është e pamundur.

Percassi mbase është zgjuar këtë mëngjes dhe ka pyetur nëse ajo që ndodhi në San Siro mbrëmë ishte një ëndërr.

Por nuk ishte. Ishte e vërtetë. Dhe ishte e bukur të shihej. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori