LAJMI I FUNDIT:

I dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas, lirohet Valter Bami

I dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj Gentian Bejtjas, lirohet Valter Bami

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Valter Bamin.

Bami ishte i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën 2 femijët e mitur.


Bami u arrestua për shkak se pas ngjarjes, iu gjetën gjurmë baruti në duar. Nga verifikimet rezultoi se ai kishte një armë sportive me leje sportive dhe ditën e ngjarjes kishte qenë në banesë në bazë të pamjeve filmike. /Telegrafi/