LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se u përfshi në një rrahje, IPK-ja suspendon pjesëtarin e policisë në Gjakovë

Dyshohet se u përfshi në një rrahje, IPK-ja suspendon pjesëtarin e policisë në Gjakovë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar të mërkurën se ka suspenduar një pjesëtar të policisë pasi dyshohet se është përfshirë në një rrahje.

Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së janë njoftuar një ditë më parë nga Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën “Yllka Domi” në Gjakovë kishte ndodhur një incident- rrahje.


“IPK është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se ne këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore)”, thuhet në komunikatën për media.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë.

Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (zyrtarin e stafit civil) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe  “sulm ndaj personit zyrtar”

“Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative është suspenduar. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, bëhet e ditur tutje në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori