LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se ndërroi jetë nga anestezioni, flet gjyshi i 3-vjeçarit në Tiranë: Dentisti i trajtoi 14 dhëmbë në një ditë

Dyshohet se ndërroi jetë nga anestezioni, flet gjyshi i 3-vjeçarit në Tiranë: Dentisti i trajtoi 14 dhëmbë në një ditë

Gjyshi i djalit 3-vjeçar i cili humbi jetën pasi është trajtuar nga dentisti në Tiranë ka folur për Euronews Albania. Ai tha se në një ditë djalit të mitur iu trajtuan 14 dhëmbë në të njëjtën ditë.

“Djali nuk ka pasur shqetësime, por i ishin nxirë një pjesë e vogël e dhëmballëve dhe ne menduam që t’ia pastronim për të pasur një higjienë më të pastër. Na këshilluan këtë mjek duke na thënë se është mjeku më i mirë. Shkuam një ditë më parë për të takuar mjekun. E mori djalin në krahë e përqafoi i bëri analizat. Ne nuk e dimë se çfarë i bëri. Mjeku tha se i pa të gjitha me aparaturë, i bëri analiza gjaku, e vizitoi në prezencën time, të djalit dhe të nuses”, tha gjyshi.


Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, arrestohet dentisti, shkak dyshohet doza e anestezisë
Lexo po ashtu Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, arrestohet dentisti, shkak dyshohet doza e anestezisë

“Ne shkuam në orën 10, pasi përfundoi mjekimin ne nga shqetësimi e pyetëm disa herë. Interesi jonë ishte vetëm higjiena. Ai i pastroi 14 dhëmbë, e futi në orën 10 dhe doli nga salla në orën 7 e 20 pasdite, kur doli ishte në gjendje kome”, tha gjyshi i 3-vjeçarit, Guri Spahiu.

Në një prononcim për mediat, gjyshi i vogëlushit tha se djali përfundoi në koma për shkak të anestezisë.

“Mjekët u mblodhën të gjithë, bënë konsultë. Unë jua thash se shkaktar i kësaj gjendje, ishte mjeku. Ai i hodhi narkozë të tepër, se ata e thanë se po i hiqnin mbingarkesën. Ata po punonin kot. Ata e dinin që djali nuk kthehej në jetë, që për të na qetësuar ne. E mbajtën 3 ditë. Të enjte në darkë e shtruam, të diel në darkë ndërroi jetë. I bëmë autopsinë. Nuk kemi folur as me dentiste as dentist. Vetëm mjekët e spitalit ishin aty. Ne duam vetëm një gjë nga shteti, se e dimë që nuk kthehet djali; duam drejtësi. Ne bëmë kallëzim në polici. Nuk kemi marrë asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë. Kemi dëgjuar për disa raste në atë spital. Ne kemi atë dhimbje dhe ai po punon atje. Ai ka në spital punonjës që po punon ende, operon nga zemra, bashkë me gruan, vajzën dhe dhëndrin. Kërkojmë drejtësi!”, tha gjyshi. /Telegrafi/