LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se dhunoi gruan dhe kërcënoi se do e vriste, arrestohet 50-vjeçari në Dibër

Dyshohet se dhunoi gruan dhe kërcënoi se do e vriste, arrestohet 50-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka parandaluar një krim në familje pasi ka arrestuar një person që dyshohet se dhunonte gruan dhe kërcënonte se do e vriste.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sllova” u vu në pranga shtetasi R.H., 50 vjeç, banues në fshatin Vleshë, njësia Administrative Sllovë.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e ka kanosur se do ta vriste me armë zjarri”, bëri me dije policia.


Gjatë kontrollit në ambientet e banesës së 50-vjeçarit, janë gjetur të fshehura në murin rrethues të banesës dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 5 krehra dhe 267 municion luftarak. /Telegrafi/