LAJMI I FUNDIT:

Dybala: Treguam që kemi eksperiencë, fitore me vuajtje

Dybala: Treguam që kemi eksperiencë, fitore me vuajtje
Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Paulo Dybala thotë se Juventusi ka dërguar sonte mesazh të qartë se tashmë e kanë eksperiencën në fitoren ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 2-1.

Rusët e shokuan Zonjën duke shënuar në minutën e 30, por ‘La Joya’ shënoi në minutat 77’ dhe 79’  për ta kthyer ndeshjen në rrjedhën e duhur për të tijtë.


“Kam pasur shumë nevojë për këto dy gola. Është rezultat i mirë për mua dhe për ekipin, pasi ne vuajtëm, por treguam që kemi eksperiencë dhe duhet ta ruajtëm qetësinë që ta gjejmë rrugën”.

Paulo Dybala në aksion . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ai u pyet edhe për lojën me Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo së bashku.

“Ne mund të punojmë, trajneri i ka idetë e tija dhe ne duhet të stërvitemi që të përmirësohemi së bashku”.

Paulo Dybala duke festuatr me Leonardo Bonuccin . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

Bianconerët janë ende të pamposhtur në të gjitha garat, por në ndeshje me Fiorentinën dhe Atletico Madridin lëshuan pikë.

“Ne e dërguam sinjalin e zakonshëm, që ky Juventus ka eksperiencë dhe talent”, ka thënë Dybala për Sky Sport Italia. /Telegrafi/