LAJMI I FUNDIT:

Dybala theu rekordin e Platini dhe festoi duke imituar legjendën franceze

Dybala theu rekordin e Platini dhe festoi duke imituar legjendën franceze
(Foto: Screenshot/Twitter)

Paulo Dybala e ka imituar festimin e Michel Platini në momentin kur ia theu rekordin golashënues, ndërkohë që më pas e ka barazuar edhe rekordin e golave të John Charles te Juventusi.

Sulmuesi argjentinas e hapi serinë e golave kundër Zenit St Petersburgut në Ligën e Kampionëve duke shënuar golin e tij të 105-të me fanellën bardhezi, një më shumë se legjenda franceze.


Kjo besohet edhe të ketë qenë arsyeja e festës së tillë të ‘La Joya’, duke u shtrirë në fushë dhe duke mbajtur kokën me dorë, ndërkohë që ishte kthyer kah tribunat e Curva Sud.

(Foto: Twitter/Juve Canal)

Platini e kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 1985 në finalen e Kupës Interkontinentale kundër Argentinos Juniors. Porse reagimi i tij i atëhershëm nuk ishte mënyrë feste, por në protestë pas një goli të anuluar gabimisht.

Katër ndeshje, katër fitore – Juve nënshtron Zenitin dhe kualifikohet në fazën tjetër
Lexo po ashtu Katër ndeshje, katër fitore – Juve nënshtron Zenitin dhe kualifikohet në fazën tjetër

Për më shumë, Dybala shënoi edhe golin e dytë nga penalltia duke e barazuar rekordin golashënues të John Charles dhe kështu është bërë golashënuesi i 11-të më i mirë në histori të Juventusit. /Telegrafi/