LAJMI I FUNDIT:

Dy vjet pa Gazmend Sinanin, FBK e kujton basketbollistin

Dy vjet pa Gazmend Sinanin, FBK e kujton basketbollistin
(Foto: basketbolli.com)

Sot, më 23 qershor janë bërë dy vjet nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani. Ai kishte humbur jetën në një aksident komunikacioni.

Dhimbja është e madhe për Sinanin, një basketbollist dhe person i shkëlqyer dhe i dashur nga të gjithë. Gazi ishte shembull për të gjithë dhe kujtimi për të nuk do të harrohet asnjëherë.


Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA. Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, derisa kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarak – thuhet në një publikim të FBK-së.

Fanella e tij me numër 15 është pensionuar te Kosova dhe përveç Sinanit nuk do ta bartë askush më.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.

Ai ka mbetur në zemrat e të gjithë basketbolldashësve. Federata e Basketbollit e Kosovës dhe i gjithë komuniteti i basketbollit do ta kujtojnë përgjithmonë Gazin.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori