LAJMI I FUNDIT:

“Dy, tre, katër herë, ka mbaruar” – Guardiola flet për serinë e ofertave të dështuara të Cityt për Kane

“Dy, tre, katër herë, ka mbaruar” – Guardiola flet për serinë e ofertave të dështuara të Cityt për Kane

Manchester City pa katër oferta për Harry Kane të refuzohen nga Tottenham gjatë afatit kalimtar së verës të vitit të kaluar, ka zbuluar Pep Guardiola, me spanjollin që pranoi se nuk e dinte nëse skuadra e tij do të paguante për dështimin e tyre për të transferuar kapitenin e Anglisë.

Sulmuesi ishte shumë i lidhur me një lëvizje te kampionët e Ligës Premier gjatë një sezoni të ngarkuar me Tre Luanët, pasi shkoi me këta të fundit deri në finale të Euro 2020, për t’u mposhtur më pas nga Italia.


Megjithatë Spurs ishin të bindur se ata nuk do të shisnin pavarësisht interesimit të Cityt dhe dëshirës së sulmuesit për të bërë një lëvizje te kampionët – dhe tani Guardiola ka zbuluar se sa këmbëngulëse ishin iniciativat e Citizens, si dhe shqetësimet e tij për formën e mëvonshme të Cityt në sezonin e hershëm.

“Tani mund të thuash: “Harry Kane nuk erdhi dhe gjithçka po shkon mirë”, por në atë kohë nuk e dija”, pranoi Guardiola përpara përballjes së skuadrës së tij me Spurs këtë fundjavë. “Ne u përpoqëm, por Tottenham e kishte të qartë se nuk do të ndodhte”.

“Kur kjo ndodh dy, tre, katër herë, ka mbaruar. Pas kësaj, ne pamë skuadrën dhe nuk ishim të sigurt. Më pas humbëm në Spurs dhe kundër Leicester në Community Shield”.

FiveThirytEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – klubet italiane shihen si autsajdera
Lexo po ashtu FiveThirytEight parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve – klubet italiane shihen si autsajdera

“Unë kurrë nuk kam qenë i zhgënjyer në atë që klubi nuk mund të bëjë në tregun e transferimeve. Unë kurrë nuk kam ndezur zjarr këtu. Kur kemi disa bisedime dhe nuk mund të biem dakord, ne e bëjmë atë brenda”.

Edhe pa transferimin e Kane, Guardiola theksoi se ai mbetet jashtëzakonisht i kënaqur me operacionin e transferimit në stadiumin Etihad, duke theksuar marrëveshjen me Julian Alvarez si një shembull të tillë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Dhjetë nënshkrimet më të mira të Jurgen Klopp si trajner i Liverpool - Salah, Mane dhe të tjerët

Premier League
Kalo në kategori