Dy trajnerë palestre futen në Big Brother VIP, banorët nisin ditën me ushtrime fizike


Dita e sotme (e diel) në Big Brother VIP ka nis me ushtrime fizike për banorët në shtëpi.
Kjo sepse brenda shtëpisë së famshme kanë hyrë dy trajnerë palestre për të ndihmuar banorët në aktivitete fizike.
Të gjithë banorët janë bërë bashkë në oborrin e shtëpisë, dhe me ndihmën e instruktorëve kanë filluar ushtrimet, të cilat fillimisht u zhvilluan vetmas dhe më vonë edhe në dyshe.
Kjo ndihmojë edhe në deponimin e banorëve, të cilët shpesh kanë krijuar edhe situata dhe debatet të shumta me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, rikujtojmë që banorëve u janë bashkuar edhe dy konkurrent të rinj gjatë spektaklit të fundjavës që mbahet ditën e premte.
Banorët e shtëpisë së madhe të Big Brother VIP janë në garë me njëri-tjetrin për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/













































