LAJMI I FUNDIT:

Dy tifozët të Arsenalit ndalen nga policia në Baku pasi njëri prej tyre kishte veshur fanellën e Henrikh Mkhitaryan

Dy tifozët të Arsenalit ndalen nga policia në Baku pasi njëri prej tyre kishte veshur fanellën e Henrikh Mkhitaryan
(Foto: Screenshot/SNTVTwitter/TheAFCnewsroom)

Një video është duke bërë xhiro nëpër botë, ku shihen dy tifozëve të Arsenalit që janë ndaluar nga policia e Azerbajxhanit, pasi njëri prej tyre kishte veshur një fanellë të Henrikh Mkhitaryan në Baku.

Javën e kaluar u konfirmua se Mkhitaryan nuk do të ishte pjesë e skuadrës që do të udhëtojë me Gunners për finalen e Ligës së Evropës kundër Chelsea.


Armenët nuk lejohen të hyjnë në Azerbajxhan për shkak të konfliktit të gjatë midis dy vendeve, të cilët nuk kanë pasur marrëdhënie që nga lufta Nagorno-Karabakh në vitin 1994.

Tifozët anglezë të dëshpëruar me akomodimin në hotele e shtëpi në Baku për finalen e Ligës së Evropës, publikojnë foto të banjave të shkatërruara
Lexo po ashtu Tifozët anglezë të dëshpëruar me akomodimin në hotele e shtëpi në Baku për finalen e Ligës së Evropës, publikojnë foto të banjave të shkatërruara

Megjithëse u provuan disa opsione të ndryshme, pastaj u bisedua me lojtarin dhe familjen e tij, ku Arsenali vendosi të mos e përfshinte në skuadër për shkak të frikës për sigurinë e tij.

Gjërat rreth këtij lojtari vazhdojnë të sjellin probleme edhe për tifozët.

Dy tifozë të Arsenalit me fanella ‘Mkhitaryan # 7’ janë ndalur nga policia në Baku. Ata pas një bisede të shkurtër e liruan tifozin.

Ndeshja finale pritet që të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori