Dy të rinj shqiptarë, Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bajramogllu, kanë fituar konkursin e NASA-s, e në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini kanë rrëfyer më shumë rreth kësaj ngjarje.
Që të dy studiojnë inzhinieri softuerike në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Të rinjtë fituan vendin e parë.
“Fillimisht gara që organizohej nga ana e NASA-s është një garë që organizohet çdo vit, prej ku mund të marrin pjesë njerëzit që kanë njohuri në informatikë. Të gjithë mund të krijojnë një aplikacion, ne kishim si një sfidë nga ana e tyre, zjarret. Ne zgjodhëm këtë sfidë sepse kishim vërtetë zjarre të mëdha ku dhe kemi pasur dëme të mëdha”, ka thënë Jahja Nur Zulbeari për TV Dukagjini.
Zulbeari ka thënë se e kanë krijuar këtë aplikacion me anë të intelegjencës artificiale.
“Ne krijuam një aplikacion me intelegjencë artificiale ku prej satelitit të NASA-s marrim të dhëna drejtëpërdrejtë, i detekton se ku janë zjarret dhe pastaj me informatën që ne kemi disa kalkulime të ndryshme, në të cilat mund të parashikojmë se ku mund të përhapet ai zjarr dhe ku mund të shkaktohen dëme të ndryshme”, ka thënë ai.
Bajramogllu ka treguar se ideja e projektit ishte nga NASA. “Ideja e projektit është nga NASA, e kishim sfidën që ne mund ta zgjedhnim temën e projektit dhe tema ishte për zjarret. Ne menduam që mund të krijojmë një aplikacion që mund të punojë me intelegjencë artificiale”, ka thënë Onur Bajramogllu./RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City