LAJMI I FUNDIT:

Dy skuadrat e mëdha angleze mendojnë për Hysajn

Dy skuadrat e mëdha angleze mendojnë për Hysajn

“Dua të qëndroj edhe një vit te Napoli dhe të tentoj të fitoj titullin kampion me këtë skuadër”.

Këto fjalë të Elseid Hysajt të përsëritura shpesh gjatë javëve të fundit, nuk bindin mediat angleze të cilat vazhdojnë ta shohin mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare si një përforcim të klubeve të Premier Ligës.


Radio më e madhe sportive angleze, “TalkSport”, e sheh atë si një prej alternativave më të mundshme për të zënë te Arsenali vendin e Hektor Bellerin, i cili ndiqet me interes nga Barcelona dhe sipas statistikave të “WhoScored”, bën krahasimin mes lojtarëve.

“Një titullar te skuadra e Serisë Ai, ai është mësuar të luajë në skuadra që kanë zotërimin e topit dhe kjo reflektohet në statistikat e tij. Ai plotëson 16,7 pasime më shumë për ndeshje në krahasim me Bellerin dhe ka një përqindje saktësie pasimi më të lartë se mbrojtësi i Arsenalit. Megjithatë, ai ka më pak pasime “vendimtare”, por realizon më shumë harkime dhe pasime të gjata të sakta për ndeshje.

Nga pikëpamja e lojës mbrojtëse, shihet ndryshimi mes lojtarëve sepse Hysaj bën mesatarisht 2,1 ndërhyrje në ndeshje, ndërsa Bellerin 0,7. Megjithatë, ky i fundit driblon më shumë meqë është futbollist me tipare ofensive. Në përgjithësi, Hysaj do të ishte një zëvendësim i sigurt për Venger nëse ai do të përforcojë fazën mbrojtëse të skuadrës së tij”, shkruan “TalkSport”.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të “FourFourTwo”, Hysaj është mes 9 lojtarëve të cilët Çelsi mund t’i kthejë shumë shpejt në objektiva të merkatos gjatë verës.

“Nëse trajneri i Chelseat, Antonio Konte, sheh se i nevojitet një lojtar më i besueshëm në krahun e mbrojtjes sesa Victor Moses, Hysaj do të ishte një shtesë e shkëlqyer në radhët e skuadrës. Ai është atletik, ka pozicionim dhe është i kompletuar në lojën e tij kur ka topin në këmbë. Duke qenë vetëm 23-vjeçar, shqiptari ka ende për të treguar vitet e tij më të mira”, shkruhet në këtë revistë prestigjioze.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori