Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se dy, nga tre policët e lënduar në veri të Kosovës pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanit mjekësor që kanë marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës,
Ndërkaq sipas ShSKUK-së njëri prej tyre pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.
“Polici që është operuar si rast urgjent në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në përkujdesje të stafit shëndetësor të kësaj klinike, pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme”, thuhet në njoftim.
ShSKUK shton se i njëjti ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm, kurse Klinika e Ortopedisë, për punën profesionale ka pranuar falënderim nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë e Kosovës, të cilët kanë përcjell edhe falënderimet e familjes së tij.
“Ndërsa rasti tjetër që është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pas trajtimit, pritet që gjatë ditës të lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore.
Trajtimin shëndetësor do të vazhdojë njëri nga të lënduarit që po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, i cili aktualisht ka gjendje stabile shëndetësore dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se një autoblindë e Policisë së Kosovës ishte përfshirë në një aksident të premten mbrëma në Grabovc të Zveçanit, duke rezultuar me lëndime për disa zyrtarë policorë.
Ngjarja ka ndodhur kur autoblinda ,që transportonte tetë zyrtarë policorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

MPB: 59 vjeçari nga Tetova për një borxh prej 25 mijë euro ka kthyer mbi 150 mijë euro për kamatë

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Përfundon numërimi në Tiranë: Xhaçka dhe Tabaku në Parlament, Majko mbetet jashtë

Prattipati viziton veriun: Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të garantojë paqen për qytetarët

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qese

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar