LAJMI I FUNDIT:

Dy persona kanë mbetur të vdekur, njëri nga ta bandit, nga një sulm me të shtëna

Dy persona kanë mbetur të vdekur, njëri nga ta bandit, nga një sulm me të shtëna

Dy persona kanë mbetur të vdekur, njëri nga ta bandit, nga një sulm me të shtëna në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, bëjnë të ditur burimet policore.

Hetuesit kanë bërë të ditur se nuk ka ndonjë të dyshuar tjetër dhe se bllokimi është hequr, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.


Dy të vdekurit janë gjetur në një zyreje të vogël brenda ndërtesës, ndërsa policia nuk ka arritur të identifikojë asnjërin nga ta.

Policia ka bërë të ditur se një armë është gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas tyre, njëri nga të vdekurit është vrarë, ndërsa tjetri është vetëvrarë.