LAJMI I FUNDIT:

Dy nobelistët norvegjez nga NTNU (Norwegian University for Science and Technology)

Dy nobelistët norvegjez nga NTNU (Norwegian University for Science and Technology)

Dy shkencetaret e ekipit te NTNU-se (Norëegian University for Science and Technology) Edvard and May-Britt Moser fituan çmimin Nobel për mjekësi për të arriturat e tyre në hulumtimet në tru. NTNU është universitet partner i Kolegjit ESLG dhe bashkë implementues i programit Master në Menaxhimin e Patundshmërive dhe Infrastrukturës në kuadër të dy projekteve të cilat NTNU i implementon me Kolegjin ESLG si “Ndërtesat e Qëndrueshme Efiçiente të Energjisë” dhe projekti OSCAR. NTNU në të njëjtën kohë është një prej universiteteve më të njohura në botë në fushën e arkitekturës, energjisë, mjekësisë, biomedicinës etj. Implementimi i përbashkët i programit të studimeve master me Kolegjin ESLG e bën programin master më të mirin dhe më cilësorin në rajon. Nobel prize Profesorët e NTNU-së të cilët do të ligjërojnë në ESLG në programin master në Menaxhimin e Patundshmërive dhe Infrastrukturës janë: Prof. Dr. Tore Haugen, Prof. Dr. Luca Finochiaro dhe Prof. Svein Bjoerberg. Kolegji ESLG dhe studentët e programit master janë të privilegjuar që janë partner me një universitet i cili prodhon nobelistë. Andaj, studentët të cilët ende nuk kanë vendosur për studime master ftohen që sa më shpejtë të aplikojnë në Kolegjin ESLG në programin më cilësor dhe më unik master në rajon Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës. Alenka foto Për studentët e shkëlqyeshëm nga studimet bachelor, ESLG dhe NTNU ofrojnë bursa të pjesshme dhe të plota. Aplikoni dhe regjistrohuni në këtë program dhe ndryshojeni tërësisht rrjedhën tuaj të karierrës./Telegrafi/

Artikull i sponsorizuar